Në pritje të fëmijës së dytë Mc Kresha flet për rolin si baba me kohë të plotë

  • G.G /
  • 21 January 2022 - 09:57
Në pritje të fëmijës së dytë Mc Kresha flet për rolin si baba me kohë të plotë

Mc Kresha ka qenë sot i ftuar në “Shqipëria Live” me një lidhje direkte dhe ndër të tjera foli për familjen e tij duke treguar se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati, por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë”, ka zbuluar ai.

Ndërsa kur u pyet mbi të ardhmen e saj, reperi zbuloi se nuk ka ndërmend t’i imponojë asgjë. “Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët”, tha ai.

Kresha foli edhe për albumin e fundit me Lyrical Son, për të cilin tregoi se ka patur vështirësi në realizim, për shkak të distancës mes tyre, pasi së fundmi repri po rri në Kanada ku pritet të lindë fëmija i dytë.

(Kosova Sot Online)