Për të gjithë ata që humbën dikë, Capital T rikthen një nga hitet e mëdha shqiptare

  • G.G /
  • 21 January 2022 - 10:44
Për të gjithë ata që humbën dikë, Capital T rikthen një nga hitet e mëdha shqiptare

Capital T do të rikthejë hitin e njohur, i cili preku zemrat e të gjithë shqiptarëve shumë vite më parë.

Kënga u këndua në vitin 2013 nga grupi i mirënjohur Ritmi i Rrugës.

Bëhet fjalë për këngën që mban titullin  “PËRJETËSISHT”.

Reperi njoftoi se kënga i dedikohet atyre që kanë humbur dikë në jetë e që ka pasur shumë kuptim për to.

Projekti me videoklip vjen të shtunën në orën 17:00.

(Kosova Sot Online)