Pamela Anderson divorcohet për herë të pestë/ E ndau nga gruaja, si i dha fund martesës 1-vjeçare me truprojën e saj

  • G.G /
  • 21 January 2022 - 14:32
Pamela Anderson divorcohet për herë të pestë/ E ndau nga gruaja, si i dha fund martesës 1-vjeçare me truprojën e saj

Pamela Anderson po i jep fund martesës së saj të pestë. Aktorja seksi e “Baywatch” ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, ish truproja Dan Hayhurst, pas 1 viti martesë.

54 vjeçarja u martua në prag të Krishtlindjeve të vitit 2020 dhe jetoi me truprojën në shtëpinë e saj në ishullin Vankuver.

Një burim i afërt me çiftin tha se “fillimisht ishin të lumtur së bashku, por tashmë gjithçka ka ndryshuar për keq”.

“Ai ishte i pasjellshëm me Pamelën dhe nuk e mbështeste atë. Nëse jetoni së bashku me një njeri çdo sekondë, do njihni të mirat dhe të këqijat e tij. Ata u njohën mirë me njëri-tjetrin dhe Pamela kuptoi që në fakt Dan nuk ishte ashtu siç mendonte. Ndarja nuk është aspak miqësore dhe aktorja vendosi që nuk kishin asnjë të përbashkët. Ai nuk e trajtoi ashtu siç ajo dëshironte”, tha burimi për “Page Six”, duke shtuar: “Ata janë grindur, edhe pse ai tha se dëshironte që martesa e tyre të funksiononte.”

Sipas Page Six, marrëdhënia e tyre u rrënua që në fillim, kur ish-e dashura e Hayhurst doli me akuza të forta duke thënë se Anderson shkatërroi familjen e tyre.

“Dua që njerëzit të dinë se lidhja ime pothuajse pesëvjeçare, me tre fëmijë, përfundoi për shkak të lidhjes që Pam dhe Dan filluan kur ai ishte ende me mua. Është e trishtueshme që njerëzit e festojnë këtë dhe i brohorasin kur filloi me tradhti”, tha ajo për The Sun në vitin 2020.

Page Six zbuloi në vitin 2020 se Anderson kishte nisur një lidhje me Hayhurst pas divorcit me ish-bashkëshortin Jon Peters, me të cilin ajo ishte e martuar për vetëm 12 ditë.

Martesa e saj e parë është me Tommy Lee, me të cilin ka djemtë Brandon, 25 vjeç dhe Dylan, 24 vjeç. Më pas, ajo u martua dhe u divorcua me Kid Rock në 2006.

Anderson u martua me producentin e muzikës Rick Salomon dy herë, në vitin 2007 dhe në janar të vitit 2014, por nuk funksionoi. Ajo u martua dhe me producentin e filmit Jon Peters në vitin 2020 dhe u divorcua nga ai 12 ditë më vonë.

(Kosova Sot Online)