Kida vjen joshëse në veshjen plot stil, vë në fokus linjat trupore

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 12:28
Kida vjen joshëse në veshjen plot stil, vë në fokus linjat trupore

Kida mbetet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Këngëtarja e njohur e cila përmbylli një vit mjaft të suksesshëm, së fundmi ishte në pushime në Dubai, teksa tashmë iu është rikthyer angazhimeve muzikore.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë) brenda pak ditësh pritet të performoj në Australi dhe tashmë këngëtarja ndodhet atje.

Sot (e premte), Kida postoi një tjetër imazh nga atje, teksa u shfaq e veshur me shumë stil dhe dukej tejet joshëse.

Në një bluz të shkurtë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me xhinse dhe kapele të zezë, Kida u shfaq tejet atraktive dhe dukej në formë të mirë.

Ndërkohë, kujtojmë që vitin që lamë pas Kida publikoi albumin “Orchide”, në të cilin u përfshin gjithsej 12 këngë, e që u pritën mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)