Nuk ka shumë Ujorë në ekran sepse janë TË VEÇANTË dhe ja ku po ua vërtetojmë

  • G.G /
  • 22 January 2022 - 16:20
Nuk ka shumë Ujorë në ekran sepse janë TË VEÇANTË dhe ja ku po ua vërtetojmë

Nëse ka një njeri që sa hyn diku, merr të gjithë vëmendjen, pa bërë asgjë, është Ujori. Imagjino kur bën diçka domethënë! Ujori është shenjë ajri dhe ashtu si elementi, sjellin një ajër të ri në çdo ambjent. Në pamje Ujorët janë të pashëm, kanë një elegancë që jo çdokush e ka dhe janë jashtëzakonisht modernë. Nuk njoh ndonjë Ujor që nuk di të vishet bukur dhe të kombinojë në perfeksion rrobat. Por pamja nuk është gjithcka për ta. Ujorët janë dhe një nga shenjat që mbahen si më inteligjentët e zodiakut. Janë shumë të mprehtë në mendime, të shkathët dhe plot gjallëri. Ja dinë vlerat vetes prandaj shumë rrallë mund t’i gjesh të mërzitur për diçka apo dikë. Edhe nëse kjo ndodh, e kapin shpejt veten. Ujorët pëlqejnë shumë lirinë, pavarësinë prandaj e kanë të vështirë të marrin një vendim për ta bërë një lidhje serioze apo për ta çuar në martesë. Por nëse e bëjnë, duhet vlerësuar sepse vërtet ndjejnë diçka aq sa do sakrifikonin lirinë e tyre. Ujorët janë kreativë dhe kanë një zemër të pastër. Nuk ekziston hakmarrja nga një Ujor. Nëse diçka nuk shkon, Ujori thjesht e lë të shkojë dhe vazhdon jetën.

Ujorët e pëlqejnë famën, dritën e skenës, të bukurën, por në showbizin shqiptar kemi shumë pak vajza e djem të kësaj shenje.

Çiljeta, Elvana Gjata, Floriana Garo, Almeda Abazi, Orinda Huta, Robert Berisha, Frederik Ndoci, Aldon Lipe, Lyrical Son dhe Beniada e “Big Brother” i përkasin shenjës së Ujorit. Dhe meqë përmendëm Beniadën, na thoni pak kush është vajza më pozitive, që i jep gjallëri shtëpisë, me zemër të pastër, elegante dhe e bukur? Beniada. Pikërisht pra Ujori, i ka të gjitha këto karakteristika në një dhe prandaj njerëzit e duan. Nëse ke një Ujor në jetën tënde je me fat.

(Kosova Sot Online)