Nuk do ta njihni! Ja si duket Kim Kardashian pa make up

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 13:04
Nuk do ta njihni! Ja si duket Kim Kardashian pa make up

Kim Kardashian nuk njihej fare në një foto në dukje të pa edituar dhe pa grim apo filtra nga festa e ditëlindjes së mikeshës së saj Allison Statter.

“Ka qenë një javë e ëmbël. Faleminderit të gjithëve që festuan me mua!” Allison, të cilën Kim, e njeh që në shkollën fillore, ka postuar një sërë fotosh nga java e saj festive.

Fotoja e parë në “slideshow” ishte një grup zonjash duke buzëqeshur ndërsa ishin ulur për të ngrënë së bashku. Kim mund të shihej në anën e djathtë me krahun e saj të mbështjellë rreth shpatullës së një shoqeje tjetër. Megjithatë, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” duket se humbi lehtësisht mes tetë personave, sepse ishte një foto e rrallë e themelueses se “SKIMS” pa grim. Për më tepër, fotografia nuk dukej të ishte edituar ose të kishte ndonjë filtër të shtuar.

Tashmë është bërë shumë e pazakontë që të shohësh një foto të paprekur e të pa redaktuar të familjes Kardashian, veçanërisht Kim, pasi rrjetet e tyre sociale zakonisht janë të kuruara në detaje e në perfeksion.

Megjithatë, rikujtojmë se Kris Jenner më 15 janar postoi dhe fshiu një foto të pa redaktuar të Kim ndërsa festonte ditëlindjen e Chicago West.

Image

(Kosova Sot Online)