Dafina Zeqiri sjell klipin e 'Tduh-duh' në bashkëpunim me DJ Geek

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 08:32
Dafina Zeqiri sjell klipin e 'Tduh-duh' në bashkëpunim me DJ Geek

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e radhës të albumit “Dafinë Moj”.

Këngëtarja e njohur ka realizuar njërin prej klipeve të projekteve të veçanta të titulluar “Tduh-duh”, i cili është bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek.

Çifti, që janë së bashku prej shumë vitesh, e dëshmojnë edhe në këtë videoklip dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Teksti është shkruar nga reperi Elinel, kurse për producimin u përkujdes vet artistja Zeqiri.

‘Beat’-i i këngës u bë nga le side bashkë me Machynist, Alois Zandry & Some-1ne.

Miksimi ndërkohë iu besua studio Vova, ndërkohë që për masterizimin u përkujdes Deard Sylejmani.

Dyshja kanë shpërndarë disa nga momentet e bukura të kaluara marrë parasysh që janë prej shumë vitesh.

(Kosova Sot Online)