Klipi i ri i Noizyt i kopjuar nga Rita Ora?

  • G.G /
  • 24 January 2022 - 14:39
Klipi i ri i Noizyt i kopjuar nga Rita Ora?

Noizy sapo ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Dardan, i cili mban titullin “Alles Gut”.

Kënga e gërshetuar në gjuhën shqipe dhe gjermane, erdhi me një videoklip interesant por jo me skena origjinale.

Bëhet fjalë për disa prej skenave, të cilat janë të ngjashme me një prej klipeve të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Më saktësisht, koreografia e notit e bërë në klipin “Alles Gut” është thuajse identike me koreografinë e notarëve në klipin “You For Me” të Rita Orës.

Këngëtarja e famshme globalisht e publikoi këngën në fjalë në korrik të vitit të kaluar në bashkëpunim me DJ-in e njohur ndërkombëtar, Sigala.

Dallimi mes performancave duket i vogël, përkatësisht vetëm në ngjyrën e veshjeve.

Sido që të jetë, përveç kësaj skene, nuk është se është vënë re ndonjë skenë tjetër nga klipi “Alles Gut”, që të jetë e inspiruar nga ndonjë klip tjetër, i parë më herët.

(Kosova Sot Online)