Rita Ora lë pa fjalë fansat me veshjen e saj të fundit

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 08:47
Rita Ora lë pa fjalë fansat me veshjen e saj të fundit

Stilisti francez i modës, Thierry Mugler u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare dhe fytyrat publike e artistë me famë botërore kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në mesin e tyre, edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila sot solli disa imazhe të reja në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet e veshur me krijimet e stilistit të ndjerë.

31-vjeçarja postoi disa fotografi gjatë provave muzikore, teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë të zezë, të cilën e kombinoi me xhins blu dhe të zezë nga marka “Mugler”.

Rita e kombinoi veshjen me një palë çizme të zeza pa taka dhe xhaketë të shkurtër në të cilën shkruhej “Madonna”.

Këngëtarja shihet pa makijazh dhe flokët të lëshuar mbi supe.

“Faleminderit për gjithë kënaqësinë që na sollët përmes krijimeve tuaja. Më duhej të përfaqësoja në prova sot në çdo mënyrë që të mundja. Pusho në paqe Thierry Mugler”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që edhe të famshëm të tjerë si: Dua Lipa, Bella Hadid, Beyonce e Irina Shayk kanë kujtuar përmes postimeve, karrierën dhe vulën që la në industrinë e modës kreatori francez.

(Kosova Sot Online)