Ky është këngëtari më i dëgjuar në botë, i merr vendin e parë Justin Bieber

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 10:17
Ky është këngëtari më i dëgjuar në botë, i merr vendin e parë Justin Bieber

The Weeknd është artisti më i dëgjuar në Spotify. fituesi i Grammy, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, hodhi nga ‘froni’ Justin Bieber duke zënë vendin e parë si artisti numër 1 në botë me 85.6 milionë dëgjime.

Para tij, vendin e parë e mbante Bieber me një rekord prej 83.3 milionë dëgjime.

Arritja e The Weeknd vjen pasi këngëtari publikoi albumin e tij të pestë “Dawn FM” më 7 janar, që është vazhdim i After Hours i vitit 2020.

Pas publikimit të tij, albumi dominoi listat e Spotify si albumi më i mirë në mbarë globin dhe në SHBA.

“Dawn FM” përfshin bashkëpunime me Tyler, the Creator and Lil Wayne, si edhe mikun e The Weeknd, Jim Carrey.

(Kosova Sot Online)