Loredana përfundon në spital, çfarë ndodhi me reperen?

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 10:54
Loredana përfundon në spital, çfarë ndodhi me reperen?

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, së fundmi ka shqetësuar fansat e saj me një postim që ka bërë në InstaStory.

Ajo ka publikuar një imazh teksa duket e shtrirë në spital me një vigon në krah duke marrë një serum.

Zefi nuk ka zbuluar detaje se për çfarë arsyje është në spital pasi që nuk ka shkruar asgjë në fotografi.Por nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë pjesë e ndonjë sekuence nga ndonjë videoklip i radhës.

(Kosova Sot Online)