Bëhuni gati për hitin nga Mozzik dhe Elvana Gjata

  • G.G /
  • 26 January 2022 - 16:28
Bëhuni gati për hitin nga Mozzik dhe Elvana Gjata

Prej disa muajsh përflitet për një bashkëpunim mes Mozzik dhe Elvana Gjatës, i cili para disa ditësh u konfirmua dhe nga vetë artistët. 

Elvana Gjata dhe Mozzik do të publikojnë klipin e tyre të parë, që mezi po pritet nga fansat e dy artistëve,shkruan Kosova Sot Online.  

Më 27 janar në ora 00:00 do të publikohet bashkëpunimi i tyre muzikor. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Mozzik, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku zbuloi datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre. Kënga “S’ka” është pjesë e albumit të Mozzik “Lamboziki”. 

(Kosova Sot Online)