Ish-e fejuara e Robin Krasniqit, Heidi Lushtaku në lidhje me futbollistin e njohur turk, tetë vite më të ri

  • G.G /
  • 27 January 2022 - 13:44
Ish-e fejuara e Robin Krasniqit, Heidi Lushtaku në lidhje me futbollistin e njohur turk, tetë vite më të ri

Pas ndarjes nga boksieri, Robin Krasniqi, Heidi Lushtaku nuk është larguar nga bota e sportit.

Bukuroshja shqiptare ka nisur tashmë një lidhje dashurie me futbollistin turk, Merih Demiral.

Futbollisti, i cili është tetë vite më i ri se Heidi, momentalisht luan për Atalantan në serinë A të Italisë.

Lajmin për lidhjen e tyre e zbuluan mediat e huaja, ku thuhet se Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.

Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit të saj, në llogarinë e saj në “Instagram”, e dhënë kjo që i ndihmoi mediat në zbulimin e tyre.

(Kosova Sot Online)