Beatrix publikon këngën e re 'Faj', ia dedikon Donaldit

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 21:32
Beatrix publikon këngën e re 'Faj', ia dedikon Donaldit

Beatrix Ramosaj është njëri ndër personazhet më të përfolura të kohëve të fundit në skenën e shoubizit, për shkak të lidhjes së saj të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip me Donald Veshajn.

Para pak ditësh, këgëtarja Ramosaj u eliminua nga shtëpia e BBV, teksa nuk u paraqit në media për disa ditë me radhë.

Pas kësaj u aludua se ajo është në gjendje të rëndë psikologjike shkaku i komenteve të shumta të cilat ajo pati mundësi t’i shoh vetëm pas doli nga Big Brother.

Ajo ka publikuar një këngë që është dedikim për Donaldin. Kënga titullohet “Faj”.


(Kosova Sot Online)