Pamjet e rënda/ Einxhel Shkirës i ndodhi incidenti në Big Brother Vip

  • G.G /
  • 28 January 2022 - 11:25
Pamjet e rënda/ Einxhel Shkirës i ndodhi incidenti në Big Brother Vip

Einxhel Shkirës i ka ndodhur një incident i rëndë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Moderatorja po zhvillonte një nga lojërat e organizuara në BBV, kur është rrëzuar në tokë dhe ka thyer krahun. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të.

Por Einxhel Shkira ka rrëshqitur dhe ka rënë në dysheme duke dëmtuar krahun.

“E theva krahun”- thotë moderatorja, e shtrirë në dysheme. Në këtë moment, banorët e tjerë filluan duke qeshur, pasi menduan se ajo po bënte shaka. Më pas u ngritën për t’i ardhur në ndihmë.

Arjola Demiri: Jo, jo

Einxhel Shkira: Jo, e theva, e kam nxjerrë nga vendi

Ilir Shaqiri: Ma jep ta drejtoj

Einxhel Shkira: Jo, jo Ilir. E dija që s’duhet ta bëja. Mos më prek të lutem

Ilir Shaqiri: Më lër ta drejtoj

Einxhel Shkira: E ndjeva që e kam thyer, thjesht s’dua ta bëj të madhe

Më pas vazhdojnë batutat për të qetësuar moderatoren

Dritan Brama: Nëse t’i mungon nesër, vendin tënd e zë unë

Einxhel Shkira: Hoqën një konkurrente. Jam shumë keq, e kam thyer (fillon të qajë)

Ilir Shaqiri: Ke zënë keq damarin, s’ke gjë

Einxhel Shkira: Është kocka këtej, ka lëvizur. Duhet të iki tek doktori, e dija që do e thyeja. Nuk bëj asnjëherë kështu gjërash, se kam frikë.

Beniada Nishani: Çfarë është kjo kocka këtu?

Einxhel Shkira: Është kocka që ka dalë. E kam keq, s’po duroj dot më dhimbjen

Dritan Brama: Ra keq

Einxhel Shkira: E dëgjova zhurmën kur u thye

(Kosova Sot Online)