Elita Rudi tregon se si i humbi 20 kilogramë pas lindjes së vajzës

  • G.G /
  • 28 January 2022 - 11:35
Elita Rudi tregon se si i  humbi 20 kilogramë pas lindjes së vajzës

Elita Rudi nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar, ajo njihet si moderatore mjaft e suksesshme e së fundmi ka marrë pjesë edhe në Për’puthen në rolin e opinionistes.

Elita për shumë kë njihet edhe si bashkëshortja e Gjikos me të cilin ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

Meqë është e ndjekur në instagram Elita jo rrallë ndan imazhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një imazh ku tregon kilogramët me peshore duke zbuluar se ka humbur 20 kilogramë për 10 muaj pas lindjes së Botës.

Peshorja e saj shënon numrin 60, që tregon peshën e saj të tanishme, teksa ajo vet ka shkruar në mbishkrimin e videos: “- 20 kilogramë, 10 muaj pas lindjes”.

Theksojmë se Elita ka treguar edhe më parë në rrjetet sociale se dobësimi i saj ka këtë rezultat si pasojë e kujdesit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër.

https://infokosova.net/wp-content/uploads/2022/01/elita-rudi-464575474.mp4?_=1

(Kosova Sot Online)