Madonna tregoi të pasmet e saj dhe njerëzit u 'tmerruan'

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 21:18
Madonna tregoi të pasmet e saj dhe njerëzit u 'tmerruan'

Vitet e fundit Madonna ka tërhequr më shumë vëmendjen me postimet provokuese dhe të çuditshme në Instagram sesa me muzikën e saj, e cila i ka sjellë famë botërore.

Këngëtarja 63-vjeçare tani ka postuar një sërë fotosh ku shfaqet me çorape rrjetë, një korse dhe një pallto të gjatë në stil ushtarak.

Vëmendje të veçantë tërhoqi fotografia në të cilën ajo ka pozuar me shpinë nga aparati fotografik dhe në plan të parë dilnin të pasmet me forma të çuditshme.

“Mbretëresha e Photoshop-it”, “Gjyshja sillet si gjimnaziste”, “E dua, por është e trishtueshme të shikosh se çfarë i bën trupit të saj”, “A është mirë?”, “Pozimi i tillë të bën të dëshpëruar” , "Gjyshja është përsëri qesharake, hajde ulu, je e lodhur", "Kjo prapanicë është një JO e madhe", "Kjo prapanicë është aq artificiale sa të dhemb të shikosh", janë vetëm disa nga qindra komentet e fansave të zhgënjyer. 

Meqë ra fjala, Madonnas gjithashtu ka inat që ajo rinovon fytyrën e saj përtej njohjes në foto.

Image

(Kosova Sot Online)