Mozzik performon në 'BBV' teksa tregon mbështetjen publike për Donald Veshajn

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 14:40
Mozzik performon në 'BBV' teksa tregon mbështetjen publike për Donald Veshajn

Ashtu si në spektaklet e tjera të Big Brother VIP, edhe në fund të mbrëmjes të së premtes ishte i ftuar një artist special për t’i argëtuar banorët.

Këtë herë ishte reperi nga Kosova, Mozzik i cili performoi disa nga hitet e tij më të njohura, ndërsa para fillimit të performancës ai përshëndeti të gjithë banorët, por edhe shprehu publikisht mbështetjen e tij për aktorin, Donald Veshaj, të cilit edhe ia uroi fitoren.

“Do të doja të ceki se unë vijë nga jashtë, vijë me idenë dhe pëlqimin si publik dhe kam ardh t’i argëtojë të gjithë këtu, por më së shumti kam ardhur me ia uruar fitoren Donaldit se e kam shumë për qejfi, por të mirë janë të gjithë, iu kam përcjell sa kam pas kohë, por mjalti i shtëpisë është Donaldi”, ka thënë reperi teksa e përqafonte aktorin.

Ditën e sotme, reperi ka shpërndarë në InstaStory performancën nga mbrëmja e kaluar, duke treguar edhe një herë përkrahjen për Donaldin, me të cilin është mik prej shumë kohësh.

“Ti vjen nga Vlora o vëlla, ngrite edhe një herë flamurin si duhet, të përqafoj e të pres jashtë, mbreti Donald”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)