Sheila Haxhiraj pret kaçurrelat, fansat akuzojnë Kledin për këtë transformim të këngëtares

  • 29 January 2022 - 17:37
Sheila Haxhiraj pret kaçurrelat, fansat akuzojnë Kledin për këtë transformim të këngëtares

Prej disa javësh, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj, të cilët u njohën në “Big Brother VIP”, janë përfolur për një lidhje dashurie. Por më vonë u zbulua se arsyeja e afrimitetit ishte videoklipi i këngës së Sheilës.

Por, prapë ata kanë preferuar ta mbajnë ndezur diskutimin për një lidhje romantike. Në një intervistë të “Prive”, Kledi u pyet për statusin e tij dhe nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë: “No Comment”.

Sigurisht, ai është pyetur edhe për marrëdhënien me Sheilën, të cilën e përkufizoi si: “Miqësi, e përzier”. Në këtë situate Sheila u shfaq me look të ndryshuar, pasi kishte prerë kaçurrelat që e identifikonin.

Komentuesit kanë shpërthyer ndaj këtij ndryshimi duke fajësuar Kledin, pasi ai e ka stresuar me sjelljen e tij joserioze, duke e detyruar Sheilën të transformohet në një situatë stresi.

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj është një emër i lakuar jo pak në rrjet, jo vetëm nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, por edhe për raportin e saj me modelin Kledi Hysa, pas daljes nga shtëpia.

Çifti u fotografua më shumë se një herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para pak kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin. “Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë.

Por në një intervistë virtuale në “Instagram”-in e saj, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën. Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022 dhe përgjigjja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa.

Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga, me të cilën e ka shoqëruar foton.

Bëhet fjalë për këngën e artistit “The Weeknd” të titulluar “Lost in the fire”(humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby” Ndër të tjera, këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të, është përgjigjur “Lumturi”.

(Kosova Sot Online)