Shemi Ilirët dhe Lindita Selimi publikojnë këngën “Zahir Pajaziti”

  • G.G /
  • 30 January 2022 - 09:50
Shemi Ilirët dhe Lindita Selimi publikojnë këngën “Zahir Pajaziti”

Këngëtarët e mirënjohur Shemsi Krasniqi “Ilirët” dhe Lindita Selimi kanë publikuar këngën “Zahir Pajaziti”.
Kjo këngë premierë i është kushtuar komandantit të shquar të UÇK-së, Zahir Pajazitit, i cili më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, pas një rezistence të armatosur me forcat serbe, bien heroikisht.

Tekstin e këngës e ka shkruar Ismail Fazliu, muzikën Hysni Klinaku, orkestrimin e kanë bërë Muhamet Selimi, Driton Fazli dhe Hysni Klinaku, kitarë Astrit Stafaj, çifteli dhe fyell Gent Hoxha.
Realizimi është bërë nga “Mproduction”.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR1y-6IFbzdWwZoO8Vf09zYoJxiVV4b8stFeFTUPf_byTRdPEn1njupXxQ4&v=YNs0wqPya3o&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)