Grimierja transgjinore e VIP-ave rrëfehet pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale: 'Jam djalë, por…'

  • G.G /
  • 31 January 2022 - 14:32
Grimierja transgjinore e VIP-ave rrëfehet pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale: 'Jam djalë, por…'

Nuk është një emër i panjohur ai i personazhit Amber Candy, vajza transgjinore, e cila së fundi ka pushtuar të gjitha mediat online.

Ajo ka realizuar setin e parë të fotove si modele, ku shfaqet seksi dhe më në formë se kurrë.

“Transformimin tim të parë, e kam nisur nga gjoksi, dhe ndjehem shumë mirë, aq sa mund të them se askush s’më konkurron dot në feminitetin tim”, tha Amber.

Amber ka ndarë me shikuesit edhe rezultatet e transformimit të saj, teksa së fundi ka njoftuar se po hap edhe një biznes (qendër estetike dhe dyqan veshjesh), duke u bërë kështu e para vajzë transgjinore në Shqipëri që prezantohet edhe si biznes woman.

Prej vitesh, ajo ushtron profesionin e grimieres, ndërkohë që në fotot e saj, bie në sy jeta e luksit që bën, ku nuk mungojnë udhëtimet në të gjithë botën.

PO CILA ËSHTË HISTORIA E NJË GRIMIEREJE TË SUKSESSHME TRANSGJINORE, SI AMBER?

Prej 15 vitesh ajo grimon personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Por kohët e fundit i është përkushtuar vetes, duke u shkëputur nga profesioni.

Pavarësisht paragjykimeve ndoshta, ajo ka zgjedhur të dëgjojë zërin e brendshëm.

Ka lindur djalë, por nuk është ndjerë asnjëherë i tillë. Ndihet vajzë dhe madje ka nisur të kryejë edhe disa ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë.

Bëhet fjalë për Amber, e cila ka treguar se i pëlqen shumë vetja pas ndërhyrjeve dhe dëshiron që të bëhet mjaft e suksesshme.

Gjatë një interviste të fundit për moderatoren e njohur, Rudina Magjistari, në lidhje me vendimin për të ndryshuar trupin e saj, ajo tregoi: “Kjo nuk ishte e planifikuar, gjithmonë unë kam bërë gjërat që vijnë shumë natyrshëm. Nuk është se i kam bërë gjërat me plan, që unë do bëhem, ose në këtë vit do ndryshoj. Jam ndjerë mirë dhe ashtu siç isha, por në kohën e karantinës që u mbyllëm brenda, fillova të shikoja edhe më shumë internet, “Instagram”.

"Duke parë “Instagram”- in, duam s’duam, ne shqiptarët normalisht që duhet të marrim pak nga të huajt, sepse ata janë përpara nesh. Unë mora iniciativën nga Nikita Dragun, e cila është shumë e famshme në New York, ka linjën kozmetike të vetën, është një transgjinor dhe shumë e lumtur me jetën që ka. Unë e lidha profesionin tim me Nikitën dhe thashë pse të mos bëhem dhe unë Nikita shqiptare. Më pëlqen që një pjesë të jetës sime e bëra si Sali, emri im kur kam qenë në trupin e një djali dhe një pjesë tjetër të jetës sime kam qejf ta shijoj si Nikita pse jo dhe nuk dua të humbas asnjë gjë nga pjesa e jetës që kam pasur më përpara.”

Po a ia vlejti ky ndryshim, a ndihesh më mirë tani, e pyeti Rudina? “Po më pëlqen vetja dhe kështu, pse jo, ndihem vetëvetja”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)