Rita Ora së shpejti edhe me prona në Australi

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 15:06
Rita Ora së shpejti edhe me prona në Australi

Gjatë muajt Dhjetor, Rita Ora ëshët zhvendsour në Sidnej të Australisë për tu bërë pjesë e “The Voice”, dhe që nga ajo kohë nuk është larguar më që atje.

Si duket këngëtes i ka shijuar shumë jeta në kontinentin larg Europës dhe po e shijon shumë jetën aty.

“The Daily Telegraph” raportoi këtë të diel se këngëtarja me origjinë shqiptare po tenton të blejë një pronë në Sidnej.

“E dua Australinë. Kam gjetur një shtëpi të mrekullueshme këtu. Moti, plazhi, njerëzit, gjithçka është e shkëlqyer. Mund të shkojë në kafenenë time të lagjes, mund të ulem atje dhe të ha mëngjesin, mund të shkojë në supermarket dhe në çdo vend tjetër pa pasur shqetësimin e njerëzve që më njohin. Aktualisht jam duke kërkuar për një pronë, pasi dua të qëndrojë gjatë këtu”, tha Rita Ora.

Ju rikujtojmë se këngëtarja prej pothuajse një viti është në një lidhje dashurie me aktorin Taika Waititi dhe marrëdhënia mes tyre duket se po ecën mjaft mirë.

Gjatë një intervistë të dhënë disa kohë më parë ajo ka rrëfyer se kur mbërriti në Australi nuk priste të gjente dashurinë.


(Kosova Sot Online)