Bardhi paralajmëron këngën e re, publikohet më 14 shkurt

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:42
Bardhi paralajmëron këngën e re, publikohet më 14 shkurt

Reperi i njohur shqiptar, Bardhi përmbylli një vit tejet të suksesshëm, por tashmë ka nis punën për projekte të reja.

Ai ka njoftuar fansat se tashmë është drejt finalizimit të këngës “Engjulli im”, që është një ripërpunim i hitit të Soolking “Melegim”.

Kohë më parë, Bardhi kishte ndar me fansat e tij një video të shkurtër nga ky ‘remake’, ndërsa tashmë projekti është planifikuar të publikohet në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt.

“Engjulli im” më në fund me datën 14 shkurt, ditën e të dashuruarve do e bëj dhuratë për ju pasi të gjithë e keni kërkuar. Vlen të ceket që është një remake e këngës së Soolking”, ka shkruar reperi në një postim në InstaStory.

Ndërkohë, në një postim që reperi nga Kumanova bëri pak ditë më parë ka paralajmëruar se është në përgatitje të tri projekteve të reja e që janë bashkëpunime.

Kujtojmë që në nëntor të vitit 2021 lansoi albumin “Trëndafil” e që ishte i pari në karrierë. 

(Kosova Sot Online)