Besiana Mehmedi: Artistët e lindur si profesori që ndjen artin kombëtar janë në zhdukje e sipër

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 16:15
Besiana Mehmedi: Artistët e lindur si profesori që ndjen artin kombëtar janë në zhdukje e sipër

Pasi Lulëzim Paci nga Vushtrria ka treguar se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij duke vallëzuar u bënë virale në rrjetet sociale dhe media, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast kanë reaguar shumë figura publike dhe qytetarë duke i dal në mbështetje profesoriti cili u bullizua me komente negative pas vallëzimit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale artistja Besiana Mehmedi ndër të tjera ka shkruar  "...kjo tregon mjerimin tonë si shoqëri sepse papjekuria e “cullishteve” në Parlament është rezultat i vendimarrjeve dhe vetëdijes sonë kolektive".

Postimi i plotë:

Të dalish lakuriq e të krrokasësh kot sikur këndon, të thuash ca zanore të ç’akorduara duke “shitur” gjojase art modern,të dëgjosh të shara banale në “tekste” që emetohen në “media” e më e tmerrshmja ta shikosh një video në një dasëm shqiptare se si e përcjellin këngën e “Jakup Ferrit” ca “gjirafa goliçka me topka e me xixa” si në karneval duke i shkelur edhe paratë që shumëkush nuk i ka as për nevoja elementare e ku dasmorët sillen vërdallë si “mumje” e këngëtari vazhdon këngën dhe të mos reagojë askush derimë sot për këto soj degjenerime e të gjykohet deri në përulje të dinjitetit një profesor që qan në emision përse paska shprehur pasionin e zjarrtë për vallet e Tropojës, Rugovës... kjo tregon mjerimin tonë si shoqëri sepse papjekuria e “cullishteve” në Parlament është rezultat i vendimarrjeve dhe vetëdijes sonë kolektive!

Ka kohë që shumë njerëzve iu duket demode shqiponja, këngët atdhetare,kombi, gjuha, flamuri se më lehtë “kalojmë” si melez andaj në shumë media përveç gjuhës së rrugës “të stileve moderne” dhe turbo- tallavasë alla ballkanike rrallë e hiq shikon dicka të pastër artistike e kombëtare! Artistët e lindur si profesori që ndjen artin kombëtar janë në zhdukje e sipër! #meprofën”


(Kosova Sot Online)