‘Jemi shumë të lumtur’, J.Lo flet për herë të parë për lidhjen me Ben Affleck

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 14:11
‘Jemi shumë të lumtur’, J.Lo flet për herë të parë për lidhjen me Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Benn Affleck i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit dhe duken më të lumtur se kurrë.

Ata po e shijojnë në maksimum romancën e tyre dhe pothuaje në çdo vend fotografohen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lidhjen e konfirmoi Lopez ku ajo festoi ditëlindjen e saj të 52-të.

Ndërkohë, Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë për “People”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo ka theksuar se “kurrë nuk ka qenë më mirë” me jetën e saj që po lulëzon. “Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të.

“Është një histori e bukur dashurie që ne i dhamë një shans të dytë”. Ajo ndër të tjera tha se të dy janë shumë të lumtur.

“Jemi shumë të lumtur dhe nuk duam që diçka të ndikojë sërish tek marrëdhënia jonë. Jemi më të mëdhenj, më të zgjuar dhe kemi më shumë eksperiencë”, shpjegoi Lopez.

“Gjërat në jetën tonë kanë ndryshuar, kemi fëmijë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra. Jemi shumë protektivë sepse po kalojmë një kohë të bukur së bashku. 

Më tej, J.LO tha se do të bëjë më të mirën e mundshme që lidhja e tyre të zgjasë sa më shumë dhe do përpiqet që ta mbrojë atë.

(Kosova Sot Online)