“Ehmm… si i thon “bukur” n’shqip?”/ Beatrix Ramosaj iu bën “diss” komentuesve që e tallën

  • G.G /
  • 02 February 2022 - 15:31
“Ehmm… si i thon “bukur” n’shqip?”/ Beatrix Ramosaj iu bën “diss” komentuesve që e tallën

Këngëtarja Beatrix Ramosaj bëri daljen e parë televizive pas eleminimit nga Big Brother. Ajo ishte e ftuar në panelin e të eleminuarve të BBV ku foli rreth përshtatjes me jetën jashtë dhe komentet që ka marrë pas daljes.

Gjithashtu ish-banorja publikoi një postim edhe në Instagramin e saj ku ka bërë një shkrim duke ironizuar frazën “qysh thuhet bukur në shqip”, që e ka thënë kur ka qenë brenda në shtëpi dhe që është komentuar shumë në rrjet.

Në fotoalbumin e postuar ajo ka ndarë disa foto të shkrepura në studio ku shkruan:

 “Mbrem ka qene nje nate ehmm… si i thon” bukur” n’shqip? “

Fraza “qysh thuhet bukur n’shqip”, që Ramosaj ka thënë u ripostua në shumë rrjetet sociale, Instagram dhe Tik-Tok, ku ndjekësit bënë komente kritikuese deri edhe tallëse.

Shkrimi i saj që ironizon kritikuesit ka marrë shumë reagime nga ndjekësit e saj të cilët e kanë kuptuar se ka qenë “diss” kundrejt atyre që e kanë komentuar këtë “gafë” të saj.

“Gjasme bej ironi ???duke tall vetvenn vdiqa???”, shkruan një ndjekëse.

“Me knaqe me kto disse”, është një tjetër koment.

“Kur do me bo ironi ti qe 3 muaj nuk pash te lidhje dot dy fjal”, shkruan një tjetër komentues.

“Hahhahah tall tr*pin me injorantat”

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën ironi të tilla pasi ka dalë nga shtëpia. Në një tjetër postim të bërë gjithashtu në Instagramin e saj, ajo ka shkruar fjalën “jeta” të cilën e thoshte shpesh brenda shtëpisë.

“Me mbushet me dashuri, jetaaa ??
E keni degjuar ‘Faj’ akoma?”

Edhe fraza “jeta” është përmendur shpesh në rrjet në formë humori nga ndjekësit.

Ndërsa ishte brenda shtëpisë së Big Brother, këngëtarja, përveç lidhjes me aktorin Donald Veshaj”, ka dhuruar edhe shumë momente të tjera gjithashtu shumë të komentuara.

Veçojmë këtu deklaratën e saj gjatë një bashkëbisedimi me banorët ku tha se është “e dashuruar” me këmbët e saj. Ajo iu drejtua mamit të saj, Antigone Ramosaj, duke e falënderuar për këmbët, ndërsa shtoi se “gjoksin nuk ia dha’, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.

Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj dhe i shpreh “dashurinë”: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”.

Një tjetër moment që është bërë viral në rrjetet sociale është momenti kur këngëtarja harroi prezencën e kamerave dhe doli topless teksa po ndërrohej.

Ndërsa disa banoret e tjera po bënin grimin, këngëtarja po vishte një fustan ngjyrë jeshil por ka harruar kamerat dhe është zhveshur aty. Momenti sigurisht nuk iu ka shpëtuar ndjekësve të cilët ruajtën menjëherë pamjet.

(Kosova Sot Online)