David Beckham zbulon ushqimin që e ha gruaja e tij çdo ditë qe 25 vjet

  • G.G /
  • 03 February 2022 - 09:56
David Beckham zbulon ushqimin që e ha gruaja e tij çdo ditë qe 25 vjet

Nëse kemi menduar ndonjëherë sesi Victoria Beckham ruan formën e saj të famshme elegante edhe pas katër shtatzanive dhe tashmë drejt moshës së mesme, sekreti ka qenë të hash çdo ditë të njëjtën gjë, përgjithmonë.

Kështu thotë të paktën bashkëshorti i saj i famshem, futbollisti David që pranon se ish ‘Spice Girl’ ka ngrënë të njëjtin ushqim gjatë gjithë martesës së tyre.

Stilistja 47-vjeçare është e martuar David Beckham prej vitit 1999 dhe ka lindur me të djalin Brooklyn, 22 vjec, Romeo, 19, Cruz 16 vjeç e Harper Seven, 10 vjeçe, teksa mesohet se ajo shumë rrallë devijon nga dieta e peshkut dhe perimeve.

David tha: “Për fat të keq jam martuar me dikë që ha të njëjtin ushqim çdo ditë prej 25 vitesh. Që kur e kam njohur ajo ha peshk zgare dhe perime të ziera me avull dhe rrallëherë devijon nga kjo.”

Ish-futbollisti i Manchester United shpjegon se gruaja e tij – e cila u bë e famshme me grupin Spice Girls në vitet 1990-të – e prishi dietën e saj vetëm një herë kur ishte shtatzënë me Harper dhe e përshkruante atë si “një nga mbrëmjet e mia më të preferuara.”

Duke folur në programin ‘River Cafe Table 4’ ai tha: “E vetmja herë që kemi ngrënë të dy atë që ishte në pjatën time, qe kur ishte njëherë shtatzënë me Harper dhe më kujtohet si një nga mbrëmjet më të mrekullueshme. Nuk e ka bërë më kurrë prej atëhere”.

David shton se fshehtësisht adhuron të jetë vetëm në shtëpi pasi mund të hajë atë që dëshiron.

“Kohët e fundit kam qenë në izolim për pesë ditë pasi u kthyem nga Italia dhe Victoria ishte në një festë të prindërve të saj ku unë nuk mund të shkoja. Kështu që nuk kishte njeri në shtëpi dhe më pëlqeu shumë. Hëngra dy copa të mira mishi dhe piva verë teksa shihja një ndeshje futbolli”.

(Kosova Sot Online)