Mozzik zbulon se kur arriti të fitojë milionëshin e parë

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 20:57
Mozzik zbulon se kur arriti të fitojë milionëshin e parë

Mozaik është nga artistët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Reperi gëzon suksese të mëdha në muzikën rep

Këto suksese i sollën padyshim edhe të mira materiale.

Reperi nga Ferizaj dhe vëllai i tij Getinjo, kanë treguar shpeshherë për të kaluarën e tyre dhe vështirësitë ekonomike që kishte familja.

 

Në një bisedë me ndjekësit në “Instagram”, reperi mes tjerash ka folur edhe rreth pasurisë së tij.

I pyetur se kur është bërë milioner, ai ka thënë që kjo ka ndodhur në moshën 25 vjeçare, pra vitin e kaluar.

Në mesin e pandemisë, kur për shumë persona ka qenë periudha më sfiduese financiarisht, Mozzik ia ka dalë të “bëjë milionin e tij të parë”, në të cilin, një shtysë goxha të madhe duket se ia ka dhënë investimi në kriptovaluta, krahas aktivitetit të tij muzikor.

Javë më parë, ai zbuloi fitimet marramendëse në vlerë disa milionëshe nga investimet në këtë industri.


(Kosova Sot Online)