Vjen një lajm i mirë nga Qeveria e Kosovës për modelen, Arta Nitaj
Aktorja dhe modelja e njohur, Arta Nitaj, ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Kosovës. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti pritet që nga kjo e shtunë t’i lejoj sërish palestrat të hapen.
Vendimi i deritanishëm i Institucioneve Shtetërore nuk lejonte hapur palestrat për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Ky vendim e mërziti shumë Artën, e cila përmes një postimi në Instagram shkroi se kurrë nuk e ka marrë virusin për dy vite në palestër.
“Kurr nuk mora virus n’fitnes 2 vjet pandemi, kur s’dini qa o sporti qa o fitnesi edhe e mshelni..”, shkroi modelja.
(Kosova Sot Online)