I lidhur me modelen italiane? Flet për herë të parë Atdheu

  • G.G /
  • 04 February 2022 - 10:51
I lidhur me modelen italiane? Flet për herë të parë Atdheu

Atdhe Xharavina ka përfunduar në mediat rozë italiane. Kjo për shkak të një postimi të modeles italiane, Maria Bove, në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video në “Instastory”, ku shfaqet me ish-konkurrentin e “Për’puthen” në makinën e tij.

Mediat italiane ngrenë pyetjen nëse ata janë të lidhur bashkë. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Wake Up”.

Atdheu tha se i ka parë lajmet në mediat italiane, por nuk e di çfarë kanë shkruar, pasi nuk e kupton as italishten.

Maria Bove dhe Atdhe Xharavina

“Unë se di çfarë ka shkruar, se nuk e kuptoj as italishten. Është një vajzë shumë e mirë. Bëri një video te makina ime, po e çoja te hoteli. Më ka dalë nami kot. Më kanë bërë me gjysmën e Shqipërisë, pa qenë”, tha Atdheu.

Ky i fundit u shpreh se është: “Çun i urtë, i mirë. Të gjitha vetë i bëj, laj, shpërlaj. Nuk jam ky djali i media. I kam bezdi lajmet për mua. Nuk e ndihmojnë figurën time”.

(Kosova Sot Online)