“Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti”, Getinjo habit me rrëfimin e tij

  • G.G /
  • 04 February 2022 - 13:55
“Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti”, Getinjo habit me rrëfimin e tij

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ose siç quhet ndryshe edhe Getoar Aliu, ka treguar disa detaje interesante për ndjekësit e tij me anë të një postimi në Instastory.

Artisti, duke treguar një foto nga Budapesti, ka rrëfyer një pjesë nga e kaluara e tij, ku shprehet se ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti tre here.

Sipas shkrimit të reperit, kjo besohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin të kalonin kufirin ilegalisht.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shprehet Getinjo.

Nuk dihen ende detajet ekzakte se kur mund të ketë ndodhur ngjarja në fjalë, por sido që të jetë, ai duket i lumtur që tashmë gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë për në Hungari.

Getinjo njihet për muzikën e veçantë që e karakterizon. Disa nga këngët më të suksesshme të Getinjos janë: “Kaos”, “No”, “Sexy”, “Tony Montana” (Feat. Mozzik).

(Kosova Sot Online)