“Shqipëria do i vendosë flakën Eurovizionit me Ronelën”- Mediat greke jehonë këngës ‘Sekret’: Skena është gati të …

  • G.G /
  • 04 February 2022 - 17:01
“Shqipëria do i vendosë flakën Eurovizionit me Ronelën”- Mediat greke jehonë këngës ‘Sekret’: Skena është gati të …

Media greke gazzetta.gr, i ka bërë jehonë këngës ‘Sekret’ të Ronela Hajatit që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

“Shqipëria do i vendosë flakën Eurovizionit me Ronelën”- është titulli i medias helene.

gazzetta.gr shkruan se vendi ynë këtë vit do ketë një rol të fortë në festivalin e madh muzikor europian, me ‘Sekret’ që deri tani ka arritur 1.5 milionë shikime në YouTube, që nga publikimi me datën 30 dhjetori.

“Vendi fqinj do përfaqësohet nga Ronela Hajati, në konkursin europian të këngës këtë vit dhe skena është gati të marrë flakë!”, shkruhet në artikull.

Këngëtarja u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan ‘Sekret’ si këngë tallavaje .

Ajo është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, pas shortit të ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 që u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja.

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

(Kosova Sot Online)