Rita Ora nënshkruan një marrëveshje që i mbron edhe këngët që akoma s’i ka kënduar

  • G.G /
  • 05 February 2022 - 10:00
Rita Ora nënshkruan një marrëveshje që i mbron edhe këngët që akoma s’i ka kënduar

Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje globale regjistrimi me kompaninë BMG, që i jep asaj pronësinë e të gjitha regjistrimeve të ardhshme. Artistja e njoftoi ndryshimin në Instagram, duke thënë se është e lumtur që do ketë kontroll mbi muzikën e saj. Më parë, Ora kishte nënshkruar më parë me Atlantic Records, ku shënoi 10 hitet më të mira, duke përfshirë këngët “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.

Publikimi i saj i fundit për kompaninë në fjalë ishte “Bang EP” i vitit të kaluar, me DJ dhe producent Kazak Imanbek, i cili dështoi të dilte në listat kryesore në shtetet angleze. Pas kësaj, kontrata e saj me Atlantic besohet se ka skaduar. Rita ka edhe një karrierë paralele në film dhe TV, dhe është pjesëtare e panelit të jurisë në spektaklin, “The Masked Singer UK”.

(Kosova Sot Online)