“Trembem mos …”- Bashkëshorti i Paris Hilton zbulon gjënë e vetme që nuk i pëlqen tek miliarderja: Ja çfarë fajësoj për këtë

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 15:12
“Trembem mos …”- Bashkëshorti i Paris Hilton zbulon gjënë e vetme që nuk i pëlqen tek miliarderja: Ja çfarë fajësoj për këtë

Bashkëshorti i Paris Hilton, Carter Reum, ka zbuluar të vetmen gjë rreth miliarderes që ai do të dëshironte të ishte ndryshe.

Çifti i sapomartuar në një intervistë për E! News folën për marrëdhënien e tyre.

“Nëse do të kishte një gjë tek unë që mund ta ndryshoje, cila do të ishte ajo?”– e pyeti Hilton.

“Epo, ka një gjë. Je më pak e organizuar nga sa unë do të doja”, u përgjigj Reum, duke shtuar: “Thjesht fajësoj krijimtarinë tënde për këtë”.

Ndërsa miliarderja i përgjigjet: “Jeta mund të ketë akoma më keq”.

“Do të ishte shumë më keq”, shton Reum, duke e qetësuar Hilton, “u them gjithmonë njerëzve se nëse nuk do të ishe e çrregullt, nuk do ta besoja që je ti në të vërtetë.”

Hilton e cila ra dakord me atë që bashkëshorti i saj tha, shtoi: “Ndonjëherë më trembem se je shumë e mirë për të qenë e vërtetë”.

Hilton dhe Reum u martuan gjatë një ceremonie tre-ditore në nëntor përpara se të niseshin për muaj mjalti nëpër botë.

“Më pëlqen të jem bashkëshorte”, tha ajo për People. “Ne patëm muajin më të mrekullueshëm të mjaltit për shtatë javë në mbarë botën, por jam shumë e lumtur që jam në shtëpi me burrin tim. Është ndjenja më e mirë të ndërmarrësh këto aventura të reja në jetë me personin e zemrës.”

“Të qenurit e martuar është një kapitull i ri shumë i mrekullueshëm për të dy ne”, vazhdoi ajo. “Ne kemi qenë kaq të afërt dhe të pandashëm dy vitet e fundit, më është dukur sikur jemi të martuar. Jam shumë e emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën tonë dhe për të krijuar një familje së bashku. Ai është shoku im më i mirë, kështu që ndihem shumë e sigurt.”

I gjithë udhëtimi i Hilton dhe Reum për planifikimin e dasmës u dokumentua në Paris in Love, i cili u shfaq për herë të parë në Peacock dhe përfundoi muajin e kaluar me një finale martese me dy episode.

(Kosova Sot Online)