Beatrixa tregon se çfarë i kishte thënë Albërije Hadergjonaj në vesh

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 15:22
Beatrixa tregon se çfarë i kishte thënë Albërije Hadergjonaj në vesh

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj  sqaroi shumë nga dinamikat e krijuara gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ngjarja më e komentuar në shtëpi ka qenë padyshim lidhja e saj me aktorin, Donald Veshaj.

Por, një ngjarje tjetër e përfolur në rrjete sociale ishte momentin kur Albërije Hadergjonaj ishte e ftuar si mysafire speciale për Beatrixën dhe në oborr i kishte thënë diçka në vesh ish-banores, gjë të cilën e tregoi ajo sot.

“Trixa, çohu herët rregullo flokët, më tha Albërija dhe unë ngela sepse nuk po e kuptoja për çfarë e kishte”, ka thënë Beatrixa duke shkaktuar të qeshura në studio.


(Kosova Sot Online)