Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 08:35
Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë.

Miliarderja ka mirëpritur fëmijën e dytë me Travis Scott më 2 Shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës Stormi.

Mediat e huaja kanë konfirmuar së Kylie ka sjellë në jetë një djalë por emri nuk është zbuluar.

Lajmin e bëri me dije vetë Jenner përmes një postimi në rrjete sociale duke postuar një foto bardhezi të dorës së të porsalindurit.

“ ?2/2/22”, ka shkruar Jenner në foto. Manjatja e Kylie Cosmetics konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me një video.

(Kosova Sot Online)