Konfirmoi lidhjen me Adis Patushin, Graniti reagon ndaj Fifit?

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 09:33
Konfirmoi lidhjen me Adis Patushin, Graniti reagon ndaj Fifit?

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si Fifi së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e modeles, Adrola Dushit.

Fifi kishte publikuar edhe më parë fotografi në llogarinë e saj të “Instagram” me Patushin, por thashethemet u konfirmuan vetëm para pak ditësh.

Kujtojmë se gjatë kohës sa ka qenë pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP”,  këngëtarja ka pasur një situatë të ndërlikuar me ish-futbollistin Granit Canën.

Fifi kishte shprehur pëlqim ndaj Granitit në këtë reality-show, e që pas largimit janë shprehur se kanë ruajtur kontaktet.

Ndërsa me zyrtarizimin e lidhjes së Fifit duket se Graniti mund të mos ketë reaguar mirë, pasi ai ka postuar ditën e sotme ‘story’ në rrjetin social “Instagram”, e cila u pa nga ndjekësit si një reagim ndaj konfirmimit të lidhjes së këngëtares.

“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”, shkroi ai pa kontekst duke mos e sqaruar se kujt i referohet ky dedikim.

(Kosova Sot Online)