Disa nga të famshmit që kanë një binjak për të cilin ju nuk e dinit (foto)

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 09:54
Disa nga të famshmit që kanë një binjak për të cilin ju nuk e dinit (foto)

Është diçka e zakonshme të njohësh motra dhe vëllezër të famshëm, duke nisur nga vëllezërit Hemsworth dhe Jonas, te treshja e motrave që përbëjnë grupin Haim, dhe kaq shumë yje numërojnë një ose më shumë vëllezër e motra si miqtë e tyre më të mirë në botë.

Ka grupe binjakësh të famshëm që ju i njihni mirë sepse ata kanë ndërtuar markën e tyre së bashku në çdo hap të rrugës, si Mary-Kate dhe Ashley Olsen.

Dhe pastaj ka yje që kanë lindur si gjysma e një çifti dhe vëllai ose motra e tyre ka një punë të rregullt, kështu që ju mund të mos i dini se kush janë ata – por jini të sigurt se fansi i tyre më i madh është zakonisht binjaku i tyre.

1.Michael dhe Ashton Kutcher

Image

Në lindje, Ashton peshonte 10.5 kilogramë dhe Michael, një mbërritje e papritur pesë minuta më vonë për prindërit që mendonin se prisnin vetëm një djalë, peshonte 4 kilogramë.

“Unë u them njerëzve se ai duhet të ketë ngrënë gjithçka ndërsa ne ndodheshim në mitër”, tha për Associated Press në 2012.

2.Hundter dhe Scarlett Johansson

Image

“Janë disa vende dhe momente kur motra ime mund të lëvizte pa e kuptuar asnjë njeri”, tha Hunter për Prada në 2015-tën.

Ata kanë kaluar një jetë shumë normale teksa janë rritur në New York.

“Më kujtohet koha përpara famës së motës time, kur ne ishim të vegjël dhe arrij që gjithmonë t’i vlerësoj ato momente. Ajo është gjysma ime. Asgjë nuk është më e rëndësishme për mua se binjaku im.”, u shpreh në fund vëllai i Scarlett Johansson.

3.Sami dhe Rami Malek

Image

Po, ata janë shtirur si njëri-tjetri aty-këtu ndër vite. Sami, i cili është katër minuta më i ri, tani është mësues, por si fëmijë “ne bëmë disa gjëra të këqija”, tha Rami në “Jimmy Kimmel Live”, duke vënë në dukje se ata janë dukur më pak të njëjtë me kalimin e kohës.

4.Vin Diesel dhe Paul Sinclair

Image

Ka qenë mjaft e lehtë për Paul-in të ‘voziste’ nën radar pasi binjaku i tij, Mark Sinclair, zgjodhi një emër të paharrueshëm skenik, Vin Diesel.

5.Christopher dhe Parker Posey

Image

Binjakët lindën dy muaj para kohe nga mamaja e tyre kuzhiniere dhe babai pronar i shitësve të makinave dhe u rritën në Laurel. Që nga viti 2007, sipas New York Times, Christopher ishte një avokat që jetonte në Atlanta.

(Kosova Sot Online)