"ZGJOI"nuk nominohet për "OSCAR"

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 14:44

Rrugëtimi i Zgjoit për çmimin Oscar merr fund, nuk nominohet

Filmi “Zgjoi” nuk është nominuar për “Oscar” në kateogorinë e “Filmit më të mirë ndërkombëtar”.

“Zgjoi” filmi nën regji të Blerta Bashollit është i pari film tërësisht vendor që ka arritur të hyjë në listën e ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar që përzgjidhet nga “Academy Awards”.

Në film përveç Yllka Gashit, luajnë edhe aktorët: Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi.

Rrugën drejt “Oscarit” më herët e kishte shtruar filmi “Shok”. Regjisori britanik, Jamie Donoughue, me filmin me kastë nga Kosova, kishte arritur që të jetë në pesëshen e të nominuarve, në kategorinë e filmave të shkurtër më 2016.

(Kosova Sot Online)