Merret vendimi përfundimtar: Ja sa banorë do të shkojnë në finalen e 'Big Brother'

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 21:08
Merret vendimi përfundimtar: Ja sa banorë do të shkojnë në finalen e 'Big Brother'

Einxhel ishte ajo e cila mbrëmë dha një propozim për ‘Vëllaun e madh’.

Ajo kërkoi që shuma prej 15 mijë eurove që u shtua javë e kaluar në  çmimin e madh të hiqet, dhe të shtohet një finalist më shumë.

Pra, sipas saj nga katër finalistë sa do të jenë gjithsej, të bëhen pesë.

Arbana mbrëmë tha se ‘Vëllau i Madh’, do ta shqyrtojë propozimin dhe do të dal me një njoftim zyrtar.

Sot gjatë ditës, përmes një zarfi ‘Vëllau i Madh’ njoftoi se vendimi nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjtë.

“Big Brother ju njofton se vendimi për 4 finalistë mbetet i pandryshuar”, thuhej në zarf.

Beniada dhe Iliri janë dy finalistët e parë, dhe në televotim për dy finalistët e tjerë janë Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Monika.


(Kosova Sot Online)