Rrëfimi i Jennifer Lopez për jetën para famës: Pastroja sallone bukurie për 10 dollarë

  • G.G /
  • 10 February 2022 - 10:00
Rrëfimi i Jennifer Lopez për jetën para famës: Pastroja sallone bukurie për 10 dollarë

Jennifer Lopez e ka zbukuruar ballinën e Rolling Stone, ndërsa në intervistën për këtë revistë ka folur për ulje-ngritjet e jetës së saj.

Këngëtarja dhe aktorja ka kujtuar fillimet e saj dhe kohën kur u nis nga lagjet e varfra në rrugën drejt famës dhe suksesit.

“Doja të realizoja disa gjëra dhe kisha gjithmonë atë frymën konkurruese për ta realizuar këtë. Prindërit e mi nuk ishin të pasur dhe jetonin në një lagje të varfër, ku çdo para do të thotë shumë. Puna ime e parë ishte në një sallon bukurie, ku pastroja. Aty më paguanin 10 dollarë për një punë të bërë mirë”, ka rrëfyer ajo.

Lopez donte të dilte nga varfëria dhe vendosi të linte punën e saj dhe të shkonte në Los Angeles.

“Unë jetoja nga koncerte të vogla, ku kërceja – ata më paguanin 25 dollarë. Kam ngrënë petë në gotë dhe pica rruge”, ka kujtuar J.Lo, duke shtuar se falë xhirimeve për Janet Jackson dhe grupin amerikan “New Kids On The Block”, ngjiti rrugët e suksesit.

(Kosova Sot Online)