Kim Kardashian rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Kanye West

  • G.G /
  • 10 February 2022 - 10:10
Kim Kardashian rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Kanye West

Kim Kardashian ka thënë se dhënia prioritet lumturisë së saj, ka kontribuuar në vendimin që të ndahet nga bashkëshorti i saj, Kanye West vitin e kaluar.

Kardashian e cila është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze “Vogue” për muajin mars, ka dhënë edhe një intervistë ku ka thënë se kishte vendosur të zgjidhte veten para çdo gjëje, dhe se kjo e ka çuar në ndryshime të mëdha.

“Një kohë të gjatë kam bërë atë që i bënte të tjerët të lumtur. Mirëpo në dy vitet e fundit vendosa që ta bëja veten të lumtur. Kjo të bën të ndihesh mirë, edhe nëse krijon ndryshime dhe nëse të shkakton divorc. Mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten se çka të bën vërtetë të lumtur. Unë kam zgjedhur veten. Është krejt në rregull të zgjedhësh veten”, është shprehur Kardashian.

Ajo ka kërkuar divorcin nga reperi West në shkurt të vitit 2021, pas afër shtatë vjetësh martesë. Çifti kanë së bashku katër fëmijë: North 8 vjeç, Saint 6 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm 2 vjeç.

Kim po ashtu ka folur për marrëdhënien që ka tani me Kanye, duke thënë se pavarësisht se sa je e hidhëruar me ish-bashkëshortin, para fëmijëve, ai gjithmonë duhet të jetë babai më i mirë.

Kardashian ka nisur një lidhje me aktorin Pete Davidson nga fundi i vitit të kaluar. Ndërkohë, West është në lidhje me aktoren, Julia Fox.

(Kosova Sot Online)