Fansat të mllefosur pse Lady Gaga nuk u nominua për Oscars

  • G.G /
  • 10 February 2022 - 10:32
Fansat të mllefosur pse Lady Gaga nuk u nominua për Oscars

Lady Gaga u vlerësua nga fansat dhe shumë kritikë për pjesëmarrjen në “House of Gucci” dhe fakti që nuk u nominua në asnjë kategori të Oscars nuk është pritur mirë nga masa.

Fansat e saj e kanë shprehur mllefin e tyre në media sociale. “Lady Gaga nuk është nominuar në ‘Oscars’? Jo nuk ka mundësi”, ka shkruar një fans i këngëtares, teksa një tjetër ka thënë: “Gaga e meritonte të paktën një nominim, ‘Oscars’ i këtij viti për mua është dështim”.

Edhe emra të tjerë të njohur në fushën e aktrimit, si aktorët: Bradley Cooper, Frances McDormand dhe Leonardo DiCaprio nuk janë nominuar për “Oscars 2022”.

(Kosova Sot Online)