Suksesi i këngës së Mozzik dhe Elvanës kalon kufijtë

  • G.G /
  • 10 February 2022 - 14:38
Suksesi i këngës së Mozzik dhe Elvanës kalon kufijtë

Mozzik dhe Elvana publikuan bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar me titull “S’ka” në fund të janarit dhe momentalisht numërojnë mbi 6 milionë klikime në YouTube. Lajmi i mirë vjen nga menaxheri i këngëtares, Andi, i cili zbuloi dje se kënga është aktualisht në vendin e parë të renditjes së 100 këngëve më të dëgjuara në Zvicër.

Sigurisht lajmi i ka gëzuar dy artistët që sipas fansave duhet patjetër të vazhdojnë me bashkëpunime.

(Kosova Sot Online)