Rihanna sërish me një paraqitje të guximshme

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 15:55
Rihanna sërish me një paraqitje të guximshme

Kështu që Rihanna vazhdoi t’i shtyjë kufijtë e modës me stilin e saj të shtatzënisë teksa mahniti me paraqitjen e fundit kur u fotografua nga paparacët në Giorgio Baldi, në Los Angeles të mërkurën.

Këngëtarja, 33 vjeçe, është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin ASAP Rocky, dhe e shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa ishte e veshur me një bluzë të shkurtër, tërësisht të hapur te pjesa e barkut.

Ajo kishte veshur një palë xhinse të gjera, dhe mbi to një pallto të gjatë me material të përzierë mes xhinseve dhe lëkurës së leopardit.

Duke i shtuar edhe më tepër magji dukjes, interpretuesja e hitit “Umbrella”, mbante me vete një çantë të markës “Christian Dior”, në daljen e saj të veçantë.

Image

(Kosova Sot Online)