Brenda shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër

  • G.G /
  • 11 February 2022 - 13:52
Brenda shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme të viteve të fundit, në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Sukseset e mëdha padyshim që i sollën dhe fitime të majme artistes shqiptare.

Dua ka një shtëpi me vlerë prej 8.3 milionë euro në Londrën Perëndimore.

Shtëpia e saj është tre katërshe, por dua kërkon ta ndryshojë dhe ta përmirësojë atë.

“DailyMail” raportoi se Dua ka paraqitur në komunë plane për të shtuar një pishinë në bodrumin e shtëpisë.

Ajo dëshiron të riparojë plotësisht planimetrinë ekzistuese të dyshemesë dhe të zëvendësojë shtrirjen aktuale me një të re.

Kopshti tradicional anglez është gjithashtu në gjendjen ekzistuese të shtëpisë, ndërsa ajo kërkon ta ndryshojë për t’i hapur rrugë një peizazhi më të madh.

Planet tregojnë se ajo dëshiron një lëndinë të re, një numër tarracash, një kopsht në ballkon dhe oborr.

(Kosova Sot Online)