Apartamenti luksoz i Adele me vlerë 9 milionë paund

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 10:24
Apartamenti luksoz i Adele me vlerë 9 milionë paund

Pas triumfit të saj të trefishtë në Brit Awards këtë javë, Adele na surprizën me apartamentin e ri luksoz që ka blerë së fundmi në Londër.

Daily Mail raporton se këngëtarja me pasuri rreth 162 milionë paund ka blerë për 9 milionë paund apartamentin në perëndim të Londrës, që është jashtëzakonisht i sigurt e privat dhe me pamje nga një park.

Apartamenti ka 3 shtretër, me shërbim 24 orë, qendrën e vet të energjisë, dyqan verërash të kontrolluar nga klima, pishinë dhe sauna, parking në bodrum, kopshte të rregulluara dhe staf nga palestra e David Beckham, me të cilin ka një marrëveshje për të dërguar trajnerë personalë.

Pikërisht këtu Adele është grumbulluar me ekipin e saj këtë javë pasi udhëtoi nga Amerika për Brit Awards të martën. Ajo solli stilisten Jamie Mizrahi, stilisten e flokëve Sami Knight dhe manikyristen Michelle Humphrey.

Por kjo nuk mjafton Adele ka habitur fansat teksa ka dalë në një klub nate në Londër të enjten.

Superylli i popit u fotografua duke kënduar dhe kërcyer nga një zonë e ballkonit VIP në eventin G-A-Y në Heaven, nën stacionin Charing Cross.

(Kosova Sot Online)