Fifi tregon se ku fjeti mbrëmë Monika Lubonja

  • 12 February 2022 - 13:33
Fifi tregon se ku fjeti mbrëmë Monika Lubonja

Disa personazhe krijuan lidhje të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Një nga këto lidhje ishte dhe ajo e aktores Monika Lubonjës me Filloreta Raçin ose e njohur ndryshe Fifi.

Madje disa javë më parë Fifi e suprizoi aktoren me këngën e saj “Dielli’ të cilën e kishte shkruar brenda shtëpsië.

Lubonja gjatë takimit u shpreh se ajo kishte fituar një vajzë të dytë dhe që ishte Fifi, madje i premtoi asaj që natën kur të dilte do të flinte tek shtëpia e saj.

Nisur nga kjo të gjithë u bënë kurioz mbrëmjen e djeshme se a do ta mbante Monika fjalën e dhënë.

Ka qënë blogeri Olti Curri që e ka pyetur Fifin se ku ka fjetur Monika mbrëmë e cila i është përgjigjur:

”Nuk ma la Tea”.

(Kosova Sot Online)