Çelësi i suksesit sipas Arjolës është ky

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 09:30
Çelësi i suksesit sipas Arjolës është ky

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është shquar si një prej banoreve më konkurruese të Big Brother VIP.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.

Sido që të jetë, ajo u deklarua se e fitoi Big Brother-in e saj, pasi Top Channel i dhuroi një apartament asaj për të dhe fëmijët e saj.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aktorja tropojane i është rikthyer jetës normale dhe përditshmërisë.

Mbrëmjen e së shtunës, Arjola vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, duke shprehur në mbishkrimin e saj mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkroi Demiri.

(Kosova Sot Online)