Beatrix merr këtë vendim

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 10:43
Beatrix merr këtë vendim

Një shaka brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka mërzitur këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj. Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij.

Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë.

Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura. Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.

Prive raporton se Beatrix ka vendosur të largohet nga Shqipëria për disa ditë. Kjo ishte arsyeja pse Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani mbi këtë situatë.

Image


(Kosova Sot Online)